Shukri Buja takim me qytetarët e Dobrajes: Fitorja është e jona

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Dobraja. Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga Agoni, kandidat për Kuvendin Komunal, ku ndanë kafen e mbrëmjes me banorët lokalë dhe diskutuan hapur për sfidat me të cilat përballet ky fshat. Buja tha se…

Lajme

04/09/2025 21:33

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Dobraja.

Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga Agoni, kandidat për Kuvendin Komunal, ku ndanë kafen e mbrëmjes me banorët lokalë dhe diskutuan hapur për sfidat me të cilat përballet ky fshat.

Buja tha se mbështetja dhe përkrahja e fuqishme që morën nga Dobraja u shërben si motivim shtesë për të vazhduar rrugën e tyre politike drejt ndryshimit.

“Fitorja është e jona”, u shpreh ai.