Shtyllat elektrike digjitale në Prishtinë, qytetarët ankohen për gjuhën angleze, madje nuk punon as wirelessi

Shtyllat elektrike digjitale të cilat janë vendosur në komunën e Prishtinës po dalin të mos jenë dhe aq funksionale. Një problem që po i shqetëson qytetarët ka të bëjë  me gjuhën pasi shtyllat janë vendosur në gjuhën angleze dhe jo shqipe përveq rrugëve të cilat të dërgojnë në parking tregohen në gjuhën shqipe. Sipas komunës,…

Lajme

30/09/2024 15:41

Shtyllat elektrike digjitale të cilat janë vendosur në komunën e Prishtinës po dalin të mos jenë dhe aq funksionale.

Një problem që po i shqetëson qytetarët ka të bëjë  me gjuhën pasi shtyllat janë vendosur në gjuhën angleze dhe jo shqipe përveq rrugëve të cilat të dërgojnë në parking tregohen në gjuhën shqipe.

Sipas komunës, funksioni i tyre është multifunksional, duke fiiluar që nga ndriqimi, wifi falas, e tregimi i rrugëve se ku ka parking të lirë.

Ndërkaq pritet që mbi 500 persona të kenë mundësinë të lidhen me wifi falas në këto zona.

Mirëpo duket se wirelessi është ende jashtë funsionit pasi gazetarja e Lajmi.net, ka tentuar që të lidhet për ta provuar por ka qenë jashtë funksionit. /Lajmi.net/