Shtrati i foshnjës; Rregullat e sigurisë që duhet të dijë çdo prind

Disa çifte blejnë një krevat të lëvizshëm ose një kosh, që mund ta përdorin gjatë udhëtimeve.

Lifestyle

07/04/2021 09:16

Meqenëse foshnja e porsalindur do ta kalojë gjysmën e kohës duke fjetur, vendi ku do ta vendosni nuk duhet shpërfillur, shkruan libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.

Nëse shtrati nuk është i sigurt, mund të ndodhin aksidente, transmeton lajmi.net.

Kur të blini apo të merrni hua një të tillë, sigurohuni që ai të përmbushë udhëzimet e sigurisë së përcaktuara nga Komisioni i Sigurisë për Produktet e Konsumit si dhe nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.

Që nga qershori i vitit 2011, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë tregtuar më shtretërit me krahë të lëvizshëm.

Komisioni i Sigurisë për Produktet e Konsumit kohët e fundit ka votuar zbatimin e një standardi të ri për sigurinë e shtretërve, i cili nuk lejon më përdorimin e shtretërve tradicionalë me krahë të lëvizshëm.

Gjatë dekadës së kaluar, shkaku kryesor i vdekjeve të shumë foshnjave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë pikërisht këta shtretër.

Struktura e tyre bën që foshnjat të ngecin tek anët dhe më pas, t’u merret fryma. Disa çifte blejnë një krevat të lëvizshëm ose një kosh, që mund ta përdorin gjatë udhëtimeve.

Mos harroni se kërkesat e sigurisë për shtretërit e lëvizshëm nuk janë të njëjta me ato të shtretërve të zakonshëm. Kësisoj, është e rëndësishme ta studioni me kujdes pajisjen për t’u siguruar që nuk ka asnjë rrezik.

Siguria e shtratit. Sigurohuni që ai të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

Dysheku duhet të mos lëvizë dhe ta zërë shtratin cep më cep, në mënyrë që foshnja të mos bllokohet mes dyshekut dhe strukturës së tij. Nëse mes dyshekut dhe anës së shtratit ka hapësirë të mjaftueshme për të futurdy gishta, atëherë, ai nuk duhet të përdoret.

  • Asnjë vidë, shufër apo element tjetër nuk duhet të mungojë, të jetë liruar, thyer apo montuar gabim.
  • Shufrat e shtratit nuk duhet të jenë më shumë se 6 centimetra larg njëratjetrës, sa gjerësia e një kanoçeje me limon soda.
  • Shufrat e qosheve nuk duhet të jenë më shumë se 1.5 centimetra të gjera, që veshjet e foshnjës të mos kapen anash.
  • Boja nuk duhet të jetë e plasaritur apo e hequr në asnjë pjesë të shtratit. Të gjitha sipërfaqet duhet të jenë të lyera me bojë pa plumb.
  • Në vend të batanijes për fëmijë përdorni një mbulesë thes.
  • Mos vendosni në shtrat jastëkë, jorganë, batanije, postiqe, shilte në formën e jastëkut apo lodra pelushi, pasi ato mund t’u marrin frymën foshnjave.
  • Foshnja nuk duhet t’i arrijë lodrat e varura. /Lajmi.net/