Shteti s’i kursen lokalet as pas masave, pronarët shpërthejnë në kritika: Marri! E keni ba bërllog
Inspektorët e shtetit sonte me një aksion masiv në kryeqytet kanë gjobitur e mbyllur lokale nën arsyetime të ndryshme.

Lajme
Ndonëse ua lanë të punojnë vetëm hapësirat e jashtme, ata nuk i kanë ndalur gjobat e madje disave ua kanë vënë edhe “drynin”, shkruan lajmi.net.
Pronarët e këtyre lokaleve janë shprehur të mllefosur me këtë qasje të shtetit, duke aluduar në një keq-menaxhim të situatës nga ministria e Shëndetësisë.
Vigan Bekqelit, pronar në “Host and Guest” ia mbyllën lokalin nën arsyetimin për hapësirë të mbyllur, ndonëse terrasa ishte e hapur thuajse në të gjitha anët.
“Kjo dalje e situatës nga kontrolli është për të ardhur keq, ministër Arben Vitia ndonëse gëzova rrespekt të madh për ty dhe punën tuaj, tash e disa ditë kom ndru mendje për ju dhe ekipën tuaj. Kjo është marri! Si një qytetarë i rëndomtë i RKS, sot u dorzova ndaj thënies time se ” jeta në Kosovë është e mirë dhe me mundsi shumë”, ka shkruar ai në Facebook, i mllefosur nga këto veprime të inspektorëve të AUV-it.
Njëjtë ndodhi edhe tek lokalet afër “ABC-së” në Prishtinë.
Pronari i kafenesë “Babel”, Shpat Hashani në një postim në Facebook ka rrëfyer se si ai është gjobitur me 2 mijë euro nën pretekstin për shkelje të Ligjit të Duhanit, ndonëse veprimtaria është kryer në hapësirë të jashtme.
Brenda ua ndalën punën: Shteti e dënon 2 mijë euro për duhan në terrasë kafenenë në Prishtinë
Për këtë ai është shprehur tejet i mllefosur, teksa i është drejtuar instancave shtetërore me shprehjen “e keni ba bërllog”.
“Marre more duhet me ju ardhe. Jeni paraqit nersy popullit kishe jeni tmire e sjeni si kta tjert po e keni bo berrlloge. Ma mire u desht me na mbylle krejte edhe na ju kemi kete ide nuk e keni pranu tash merrni vendime me na denu e me na detyru me mbylle vet edhe ata vetem me biznese te caktume e individuale e jo ne pergjithesi”, ka shkruar ai.
Aksioni i sotëm i shtetit është zgjeruar në disa pjesë të Prishtinës.
Veprime të tilla vijnë ani pse gjatë sezonës së verës, në kohën kur kishte shumë më shumë frekuentime shkaku i mërgimtarëve, kontrollet munguan, dhe si pasojë erdhi deri tek rritja enorme e rasteve dhe fataliteteve. /Lajmi.net/