Shteti i njohur po kërkon më shumë se 150 punëtorë, do i paguajë mbi 180 mijë euro

Punët më të mëdha për aventurat në botë sapo janë hapur, ndërsa Australia bëri thirrjen për më shumë se 150 njerëz për t’i përfshirë në punë kërkimore në Antarktik

Fun

14/01/2022 08:40

E gjithë qiraja dhe ushqimi është falas në të gjitha vaktet ushqimore. Ushqimet do përgatiten nga kuzhinierë të specializuar, transmeton lajmi.net.

Në punë kërkohet të mësoni aftësi të reja, të eksploroni labirintin e madh në tokë – dhe gjithashtu merrni një ndihmë speciale 60 mijë dollarë në vit derisa punoni në Antarktidë.

Për shembull, një mjek do të fitojë një pagë bazë deri në 199.031 dollarë në vit – plus një shtesë prej 60,974 $ në vit.

Zyrtari i teknologjisë së informacionit fiton një pagë bazë prej 74,469 $ – plus të njëjtën ndihmë prej 60.974 $ në vit.

Kompania janë në kërkesë të punëtorëve për pozitat: kuzhinier, oficer logjistik i furnizimit, mjek, IT, saldator, mekanik, marganoz dhe hidraulik. /Lajmi.net/