“Shtëpinë e ndërtuan bashkë pas kthimit në Amerikë, ish-burri ia dogji edhe rrobat- e dinte se do ta vrisnin” Arlinda Zekaj s’kishte kontakt me djalin, kthimin e bëri për të

Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Prokurorinë për mungesën e veprimeve ligjore për mbrojtjen e viktimës së dhunës në familje, e cila u vra nga kunati i saj, mbrëmë në Vitomiricë të Pejës. Hoxha tha se institucionet nuk i kishin ndërmarrë veprimet e kërkuara, ndërsa zbuloi se prokurorja, e cila…

Lajme

26/10/2026 16:02

Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Prokurorinë për mungesën e veprimeve ligjore për mbrojtjen e viktimës së dhunës në familje, e cila u vra nga kunati i saj, mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.

Hoxha tha se institucionet nuk i kishin ndërmarrë veprimet e kërkuara, ndërsa zbuloi se prokurorja, e cila ishte koordinatore për rajonin, i kishte sugjeruar Arlindës të qëndronte te babai i saj.

Ajo ka zbuluar edhe fjalët e Arlindës, që e parashikonte me të keqen.

“Ironia e Policisë e Prokurorisë, se i kanë marrë të gjitha veprimet. Zero veprime kanë marrë. Zero veprime, në ato që kemi kërku në aspektin ligjor. Asnjë veprim nuk është marrë. Nuk mundet prokurorja, edhe atë koordinatore për regjion, me i thënë viktimës, palës mbrojtëse, kuptona neve se na s’po mujna, rri ti sonte te baba. Pse duhet me pagu na si prokurore? Ti po e len aty me tre dhunues dhe po kërkon që kjo me duru a? Arlinda ka qenë gruaja më e fortë që e kam taku najherë. Arlinda e ka ditë prej fillimit që ai ka me vra. Unë kam me u vra se kom me u vra. Unë du djalin me përqafu. Ajo ka kërku procedurën më të shkurtër. Kërkesa e saj ka qenë sa më shpejt me taku djalin.Natën e fundit i thonë që ata janë aty, kunati është atje, a është rrezik. Kjo ju thotë: ‘Nuk më leni lanë zgjidhje tjetër, unë nuk heki dorë prej djalit’”, deklaroi Hoxha.

“Ato s’e përdorën autoritetin zyrtar me largu nga aty po e lënë me tre dhunues të tjerë. Kërkush s’ka jetu ma herët, edhe vjehrra është bashkëngjit.”

Çifti kishin jetuar një kohë të gjatë në Amerikë më pas janë kthyer e kanë ndërtuar shtëpinë dhe më pas pas mosmarrëveshjeve kanë vendos me u nda. Ish-burri madje ia ka nxjerrë edhe rrobat jashtë dhe ia ka djegë duke i thënë se s’ke vend këtu.

Pra ka katër muaj që fëmiu s’ka pas kontakt me nënë e tij.

“Ju po e len me tre dhunues e po kërkon me duru a? Arlinda ka qenë gruaja më e fortë që kam takuar ndonjëherë, për çudi prej fillimit e ka ditë se ka me e vra.Kom me u vra se me u vra du me mbrri djalin me përqafu, du me përqafu djalin. S’i ka interesu tjetër. Kërkesa ka qenë sa më shpejtë me taku dhe me përqafu djalin. Lojën që e e luajnë policia dhe prokuroria natën e fundit: Po ata janë atje, a ka rrezik është kunati atje? A e ndjen veten të rrezikume? Kjo ju thotë s’më keni lënë zgjidhje tjetër nuk heki dorë prej djalit. Është turp po jo me mbrojtë një kriminalizim kaq zinxhiror dhe të fëlliqtë, nga emailat zyrtare. I kanë pas të gjitha autoritetet, me ligj me autoritet me fuqi për të vepruar. Arlinda ka thënë tërë kohën se ka me më vra”,deklaroi avokatja./Lajmi.net/

YouTube player