Qytetarët shprehin frustrimin në komente te Vjosa Osmani për sigurinë e grave në Kosovë, i thonë që si ish-Presidente nuk bëri zgjidhje për to

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për vrasjen e Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Vitomericë të Pejës. Ajo ka thënë se Zekaj ka kërkuar mbrojtje ndërsa drejtësia e ka lënë në duart e vrasësit. “Fatkeqësisht, femicidi po shndërrohet në plagë të përsëritur të Kosovës. Gratë nuk po…

Lajme

26/10/2026 16:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për vrasjen e Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Vitomericë të Pejës.

Ajo ka thënë se Zekaj ka kërkuar mbrojtje ndërsa drejtësia e ka lënë në duart e vrasësit.

“Fatkeqësisht, femicidi po shndërrohet në plagë të përsëritur të Kosovës. Gratë nuk po vriten vetëm nga duart e dhunuesve. Ato po vriten edhe nga dështimi i një sistemi që ua premton mbrojtjen, por nuk ua garanton jetën. Kur një grua kërkon shpëtim nga sistemi i drejtësisë dhe përfundon e vrarë, dështimi nuk është burokratik. Është fatal. Kunati i saj e vrau Arlindën me sëpatë, por edhe sistemi që duhej ta mbronte duhet të japë llogari. Dhe kjo përgjegjësi nuk mund të varroset bashkë me viktimën. Zoti e ruajtë Kosovën nga tragjedi të tilla dhe asnjë familje mos e përjetoftë më dhimbjen e humbjes së një gruaje nga dhuna”, ka shkruar Osmani.

Në postimin e saj, qytetarët kanë shprehur frustrimin si pasojë e pasigurisë së grave në Kosovë dhe numrit të madh të grave të vrara.

Ata në disa komente edhe i kanë kujtuar që shteti nuk po kryen punë.

“Grat po’ vriten e sheteti po flen ne gjum zgjohi o te pa shpirt grat po’ kerkojn ndihm nga shteti mbshtetje dhe nuk po merrni para sysh as gja tash kur po vriten u vra ni femer u vra ni gru marre valla per kit shtet se qka po ndodh..”, është njëri nga këto komente. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: