Shtëpia satanike (Foto-Video)

Latoya Ammons, pronare e një shtëpie ka pretenduar se aty ka demonë të cilët e detyronin atë dhe tre fëmijët e saj të recitonin poezi satanike.

Bota

09/02/2016 18:04

Latoya tha se kishte edhe një fotografi trishtuese të shtëpisë së saj, ku ishte kapur një gjë e bardhë e pazakontë në verandën e shtëpisë, gjatë kohës kur askush nuk ishte brenda.

Ajo tha se familja e saj ishte tronditur kur kishin parë disa skena të ngjashme me ato të filmit horror “Exorcist.”
Një natë teksa vajza e saj po flinte, kamera në atë dhomë kishte filmuar disa skena të çuditshme, transmeton lajmi.net


Zonja Latoya tha se ajo ishte “sulmuar nga një forcë e padukshme”, në momentin kur ajo ishte duke u lutur në shtëpi. Ajo tha: “Kam filluar të kollitem dhe mezi merrja edhe frymë. Unë kam qenë duke u lutur gjatë gjithë kohës por atyre nuk i’u pëlqen që ne të lutemi. Diçka në këtë shtëpi më bëri pothuajse të vdes, dhe ende nuk e di çfarë ishte ajo”.

Shefi i Policisë Charles Austin mbështeti këtë familje dhe tha se kur shkoi në bodrum për të bërë disa fotografi, pa diçka të ngjashme me atë që i’a kishin përshkruar, dhe në atë moment ajo krijesë misterioze ishte zhdukur, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi: “Çdo njëri prej nesh që pa të njëjtën gjë që ne e kemi parë, do të kalojë atë që ne kemi kaluar. Ne të gjithë mendojmë të njëjtën gjë, dhe të gjithë e quajmë njësoj. Kjo është shenjë drejt ferrit.”

Prona është blerë përfundimisht nga Zak Bagans, një gjuetar i fantazmave i cili vazhdon të hulumtojë brenda në shtëpi.
Ai filmoi diçka dhe thotë se këtë vit beson të bëjë një dokumentar të shkurtër, me skena që kishin ndodhur në po atë shtëpi.

“Diçka kishte brenda asaj shtëpie që kishte aftësinë për të bërë gjëra që unë kurrë nuk i kam parë më parë, gjëra që për të tjerët do të ishte e pabesueshme, nuk ishte diçka thjesht e errët por shumë inteligjente dhe e fuqishme.” tha ai. /Lajmi.net