Shtëpia e Bardhë e quan “të çmendur” Jack Smithin

Të enjten, Shtëpia e Bardhë ka vazhduar gjuhën e ashpër ndaj ish-hetuesit të posaçëm dhe ish-kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith. Në një lëvizje të pazakontë, zyra e presidentit publikoi në llogarinë zyrtare në Facebook një fotografi të Smithit pa ngjyra, shoqëruar vetëm me një fjalë të shkruar me të kuqe: “I ÇMENDUR”, transmeton…

Bota

22/01/2026 23:18

Të enjten, Shtëpia e Bardhë ka vazhduar gjuhën e ashpër ndaj ish-hetuesit të posaçëm dhe ish-kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith.

Në një lëvizje të pazakontë, zyra e presidentit publikoi në llogarinë zyrtare në Facebook një fotografi të Smithit pa ngjyra, shoqëruar vetëm me një fjalë të shkruar me të kuqe: “I ÇMENDUR”, transmeton lajmi.net.

Jack Smith, i cili ka ndjekur pa sukses penalisht ish-presidentin Donald Trump, u shpreh të enjten para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve se Shtëpia e Bardhë “po kërkonte mënyra për të qëndruar në pushtet” pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020./lajmi.net/