Shtatshkurtëri që u bë hit në internet, pranë kalimit te top-klubi italian
Marrëveshja është pranë finalizimit, raporton “Sky”.

Sport
Diego Lainez u bë protagonist në mediat ndërkombëtare gjatë ditëve të fundit.
Kjo për shkak të një dueli me një futbollist shtatgjatë, i cili më pas u tall me të, përcjellë “Lajmi.net”.
Sot mediat italiane raportojnë që shtatshkurtëri Lainez, pritet të transferohet në Serie A.
Interesim për të ka shprehur klubi i Romës.
Marrëveshja është pranë finalizimit, raporton “Sky”. /Lajmi.net/