Shtatë të vdekur pas përmbysjes së varkës në Budapest

Të paktën shtatë vetë kanë vdekur dhe 19 janë zhdukur pasi një varkë u përmbys nëlumin Danub, në kryeqytetin hungarez Budapest, njoftoi media shtetërore. 

Bota

30/05/2019 16:44

Agjencia e lajmeve “MTI” raportoi se 33 vetëkryesisht turistë nga Koreja e Jugutishin bordin e anijes kur u godit nga një anije tjetër ndërsa ankorohej 

Incidenti ndodhi  mërkurën rreth orës 22:00  orës lokale. 

Lumi Danubnjë atraksion popullor për turistët, u rrit për shkak  reshjeve  mëdha, duke shkaktuar rryma  forta. 

Varka që u përmbyt u identifikua si “Hableany”, ose “Mermaid”. Anija ka dy kuverta dhe një kapacitet prej 45 personash për udhëtime. 

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 koreanë kanë humbur dhe njoftoi se do të niste drejt Hungarisë një delegacion zyrtar në lidhje me ngjarjen. Po ashtu, paralajmëruan se do të jenë në dispozicion të familjeve të viktimave për t’i mbajtur ata të informuar. 

Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, një zëdhënës i agjencisë së udhëtimit pas turneut të grupit, Lee Sang-moo, tha se të paktën një fëmijë ishte ndër të zhdukurit. 

Operacioni i shpëtimit vazhdoi në orët e hershme të së enjtes, me anije, zhytës, drita, dhe pajisje të tjera të përshtatshme. 

Ekipet e emergjencës zbuluan rrënojat e “Mermaid” në shtratin e lumit, pasi kërkonin disa orë pranë Urës së Margaretës, thanë mediat lokale. 

Ekipet e shpëtimit paralajmëruan se sa më shumë kohë të kalonte, rrymat e forta do të çonin njerëz në drejtim të rrymës, duke pakësuar shanset për gjetjen e të mbijetuarve. 

Shërbimi Kombëtar i Emergjencave po bënte kërkime në drejtim të rrymës nga zona qendrore e Budapestit dhe trafiku ujor u ndal në të gjithë Danubin në jug të Budapestit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters