Shqiptari me kokë të prerë – Lirohen pronari grek dhe djali i tij

Lajme

11/05/2016 20:03

Vrasja e shqiptarit 25 vjeçar Bledar Tërpollari në mënyrë makabre duke i prerë kokën, bëri që policia të shoqëronte pronarin e të riut dhe djalin e tij.

Kjo pasi kishte dyshime që këta të kenë dorë në vrasjen e të riut.

Mirëpo hetimet nuk kanë gjetur prova më tepër për 70 vjeçarin dhe djalin e tij 43 vjeç, shkruan albeu. Ata do të hetohen në gjendje të lirë vetëm për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” pasi mbanin armë në kasolle.

Kundër tyre pritet të mbahet seancë ditën e premte.