Shqiptarët të nderuar kudo, Polici gjerman ia hedh valles para ndeshjes Shqipëri-Kroaci

Ndeshja Shqipëri-Kroaci në kuadër të EURO 2024 do të mbahet sot nga ora 15:00 në Hamburg të Gjermanisë. Festa nga tifozët shqiptarë vetëm sa ka filluar, por ata po shoqërohen edhe nga persona të tjerë. Në një video të publikuar nga avokati Arianit Koci shihet një polic gjerman i cili hedh vallen bashkë me tifozët…

Sport

19/06/2024 11:22

Ndeshja Shqipëri-Kroaci në kuadër të EURO 2024 do të mbahet sot nga ora 15:00 në Hamburg të Gjermanisë.

Festa nga tifozët shqiptarë vetëm sa ka filluar, por ata po shoqërohen edhe nga persona të tjerë.

Në një video të publikuar nga avokati Arianit Koci shihet një polic gjerman i cili hedh vallen bashkë me tifozët kuq e zi.

“Momentalisht në Gjermani! Festa para ndeshjës Shqipëri – Kroaci filloi. Jam shumë i lumtur dhe krenar qe ne shqipet, në dy anët e kufirit, jemi bërë faktor në Evropë. Po shquhemi në art, shkencë, kulturë dhe sport. Tani shqiptari respektohet kudo. Kqyreni policin gjerman duke na nderuar!”, ka shkruar Koci në Facebook.
Video: