Shqiptarët në Karlsruhe të Gjermanisë thërrasin protestë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mërgimtarë që jetojnë në Karlsruhe të Gjermanisë, kanë bërë thirrje për një tubim paqësor për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas njoftimit, tubimi është thirrur për të dielën (27 shtator) nga ora 15:00 në Marktplatz Karlsruhe. “Ju njoftojmë se më 27.09.2026, në ora 15:00, në Marktplatz Karlsruhe, organizohet një tubim…

Lajme

23/09/2026 14:49

Mërgimtarë që jetojnë në Karlsruhe të Gjermanisë, kanë bërë thirrje për një tubim paqësor për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit, tubimi është thirrur për të dielën (27 shtator) nga ora 15:00 në Marktplatz Karlsruhe.

“Ju njoftojmë se më 27.09.2026, në ora 15:00, në Marktplatz Karlsruhe, organizohet një tubim paqësor, lidhur me trajtimin që konsiderohet i padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë”.

“Tubimi organizohet nga AIZ Karlsruhe dhe janë të ftuar shqiptarët nga Karlsruhe dhe rrethina”, thuhet në njoftim.

Tubime të ngjashme janë thirrur edhe nëpër qytete tjera ku jetojnë bashkatdhetarët tanë në Gjermani, Austri e Itali.