Shqiptarët e Zvicrës, bisedojnë me Thaçin në Aeroportin e Cyrihut

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në fluturimin e tij drejtë Parisit është parë në Aeroportin e Cyrihut në Zvicër, ku wshtw ndalur të flasë me shqiptarët që janë gjetur aty.

Lajme

07/06/2015 17:43

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar një fotografi të bërë në Cyrih, në të cilën shihet Thaçi me dy këshilltarë të tij duke zbritur shkallëve të aeroportit.

Thaçi shpeshherë nuk preferon t’i shfrytëzojë hyrjet VIP, por ato rregullta të aeroporteve, ku takon edhe shqiptarë që jetojnë në diasporë.

Zyra e informimit e MPJ-së ndërkohë njoftoi se zëvendëskryeministri Thaçi është nisur për vizitë zyrtare në Francë.