Shqiponja e bartë me kthetra peshkaqenin, pushuesit në plazh shikojnë të habitur

Një video amatore e filmuar në një plazh në Karolinën e Jugut është bërë virale në internet, për shkak të pazakonshmërisë së saj.

Fun

05/07/2020 16:13

Krejt kjo për shkak të një lloji të veçantë të shqiponjës, që me kthetra kapi peshkaqenin nga uji dhe e barti në ajër, transmeton lajmi.net.

Ky moment nuk i shpëtoi as pushuesve në plazh që shikonin me habi, të cilët filluan ta incizonin.

Videoja është filmuar në plazhin Myrtle ku shihet se si shqiponja e bartë me kthetra peshkaqenin.

Ndiqini pamjet e mëposhtme për të kuptuar më shumë. /Lajmi.net/