Shqipërinë në Lyon do ta përkrah edhe një komandant i UÇK-së (Foto)

Gjithë këto ditë të Evropianit 2016, shqiptarët pavarësisht se prej nga vijnë, kanë manifestuar mbështetje të madhe për Kombëtaren Shqiptare por edhe civilizim e kulturë njëkohësisht, duke u bërë model i tifozërisë në stadiumet e futbollit! Disa prej tyre i takova vet dhe edhe unë isha njëri prej tyre sot!

Lajme

19/06/2016 19:36

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të jetë sonte në stadiumin e Lyonit për të përkrahur Shqipërinë në ndeshjen me Rumaninë në kuadër të fazës së fundit të grupeve në Euro 2016.

Postimi i plotë në Facebook i Haradinajt:

Me djelmoshat e Kombëtares KuqeZi!

Edhe kur je në Evropë, në cilindo vend, e sheh sa fisnikë e punëtorë janë shqiptarët! I pashë gjithandej këto kohë. Shumica prej tyre të shqetësuar e të merakosur me proceset në Kosovë e në Shqipëri!

Gjithë këto ditë të Evropianit 2016, shqiptarët pavarësisht se prej nga vijnë, kanë manifestuar mbështetje të madhe për Kombëtaren Shqiptare por edhe civilizim e kulturë njëkohësisht, duke u bërë model i tifozërisë në stadiumet e futbollit! Disa prej tyre i takova vet dhe edhe unë isha njëri prej tyre sot!

Sot jam aty ku zhvillohet beteja shqiptare e shekullit në futboll, i tëri me futbollin dhe me djelmoshat e Kombëtares KuqeZi!

R H