Shqipëria me numër rekord tifozësh në “Velodrome”

Shqipëria pritet të përkrahet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh në ndeshjen e sontme ndaj Francës.

Sport

15/06/2016 20:39

Shqiptarët kanë pushtuar Marsejën sonte në mbrëmje, për ta përkrahur Kombëtaren kuqezi ndaj Francës

Tifozët kuqezi do të jenë më të shumë se pritshmëritë, apo vendet që janë rezervuar për ta në Velodrom.

Kështu sipas njoftimeve të fundit nga Franca janë 24 mijë tifozë të pranishëm në stadiumin “Velodrom” për të ndjekur sfidën Francë-Shqipëri, transmeton Albeu.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.