Shqipëria në vazon e tretë të Botërorit 2018

Shqipëria do të jetë në vazon e tretë për shortin e Botërorit 2018, ndërsa ky padyshim që është njëri nga lajmet më të mira në historinë e futbollit shqiptar.

Sport

05/07/2015 13:17

Por ndërsa Shqipëria është ngjitur një vazo më lart ka disa kombëtare me emër që kanë zbritur nga vazo e dytë dhe e tretë, raporton sport365.al.

Bëhet fjalë për kombëtare që kanë marrë pjesë në europiane në të shkuarën apo edhe botërore.

Shqipëra ka lënë kështu pas: Irlandën, Turqinë, Slloveninë, Bullgarinë, Letoninë, Finlandën etj.

Kujtojmë që Turqia ka qenë e treta në Botërorin e 2002 dhe tashmë gjendet poshtë nesh.

Për këtë lajm është spekuluar disa ditë më parë, mirëpo sot është konfirmuar dhe në mënyrë zyrtare.