Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Kombëtarja shqiptare ka pësuar disfatë nga ajo izraelite 2:1 përfundoi ndeshja në mes Izraelit dhe Shqipërisë, në kuadër të ndeshjes për Ligën e Kombeve. Gjatë 90 minutave u zhvillua një takim i baraspeshuar, ndërsa në fund triumfoi Izraeli. Ishte Weissman që tundi rrjetën e Thomas Strakoshas, për t`i dhënë epërsinë kombëtares së tij. Shqipëria në…

Sport

24/09/2022 22:39

Kombëtarja shqiptare ka pësuar disfatë nga ajo izraelite

2:1 përfundoi ndeshja në mes Izraelit dhe Shqipërisë, në kuadër të ndeshjes për Ligën e Kombeve.

Gjatë 90 minutave u zhvillua një takim i baraspeshuar, ndërsa në fund triumfoi Izraeli.

Ishte Weissman që tundi rrjetën e Thomas Strakoshas, për t`i dhënë epërsinë kombëtares së tij.

Shqipëria në anën tjetër kishin raste si në pjesën e parë ashtu edhe në atë të dytën, por arritën të shënojnë vetëm një herë.

Ishte Myrto Uzuni që shënoi supergol në minutën e 88`, për të barazuar gjithçka.

Ne minutat shtesë izraelitët arritën të rikthejnë epërsinë, pas golit nga Baribo.

Më këtë humbje Shqipria janë në vendin e fundit me një pikë, kurse Izraeli ka tetë në vendin e parë./Lajmi.net/