Hajnat shfrytëzojnë mungesën e pronarëve, vjedhin para në një shtëpi në Zubin Potok

Një shtëpi në Zubin Potok është bërë cak i vjedhjes, derisa pronarët e saj ndodheshin jashtë vendit. Sipas raportit policor, ankuesja ka vërejtur vjedhjen pasi është kthyer në shtëpi dhe ka kuptuar se persona të panjohur dyshohet se kishin hyrë brenda dhe kishin marrë para. Rasti ka ndodhur gjatë periudhës 7–14 nëntor 2026, ndërsa Policia…

Lajme

15/11/2026 09:18

Një shtëpi në Zubin Potok është bërë cak i vjedhjes, derisa pronarët e saj ndodheshin jashtë vendit.

Sipas raportit policor, ankuesja ka vërejtur vjedhjen pasi është kthyer në shtëpi dhe ka kuptuar se persona të panjohur dyshohet se kishin hyrë brenda dhe kishin marrë para.

Rasti ka ndodhur gjatë periudhës 7–14 nëntor 2026, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave të dyshuar. /Lajmi.net/