Shqipëria kampione e botës në mundje, festohet me flamur kuqezi në mes të Beogradit

Shqipëria sot ka arritur një tjetër moment historik, ku është shpallur kampione e botës në sportin e mundjes. Ishte Zelimkhan Abakarov ai i cili i solli Shqipërisë medaljen e artë nga Kampionati Botëror i Mundjes, i cili u zhvillua në Beograd të Serbisë, përcjell lajmi.net. Abakarov shënoi fitore në finale ndaj kundërshtarit amerikan, Thomas Gilman…

Sport

17/09/2022 19:35

Shqipëria sot ka arritur një tjetër moment historik, ku është shpallur kampione e botës në sportin e mundjes.

Ishte Zelimkhan Abakarov ai i cili i solli Shqipërisë medaljen e artë nga Kampionati Botëror i Mundjes, i cili u zhvillua në Beograd të Serbisë, përcjell lajmi.net.

Abakarov shënoi fitore në finale ndaj kundërshtarit amerikan, Thomas Gilman me rezultat 7:2, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Arritje kjo e shkëlqyer për mundësin, i cili në fund festoi me flamurin kuqezi në mes të Beogradit.

Kjo është një tjetër arritje historike e Shqipërisë dhe e sportit shqiptar, ku vjen vetëm disa javë pasi Luiza Gega u shpall kampione e Evropës./Lajmi.net/