Shqipëria arrin në Pragë, para ndeshjes me Ukrainën
Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Pragës në kuadër të ndeshjes ndaj Ukrainës, që luhet të shtunën më 7 shtator, në stadiumin “Epet Arena” në orën 20:45. FSHF-ja bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Me të mbërritur në Pragë kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel. Nesër Kombëtarja…
Sport
Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Pragës në kuadër të ndeshjes ndaj Ukrainës, që luhet të shtunën më 7 shtator, në stadiumin “Epet Arena” në orën 20:45.
FSHF-ja bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar.
Me të mbërritur në Pragë kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.
Nesër Kombëtarja do të mbyllë edhe përgatitjet për takimin e parë në UEFA Nations League.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 18:00 në stadiumin që do të luhet ndeshja ndaj Ukrainës “Epet Arena”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 17:15.