Shqipëri U21 – Kosovë U21: Challandes në ‘Elbasan Arena’

Kanë mbetur më pak se një orë para fillimit të ndeshjes Shqipëri U21 – Kosovë U21.

Sport

15/10/2019 18:16

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë jashtëzakonisht interesante, pasur parasysh raportet mes dy vendeve – kjo ndeshje konsiderohet si ‘vëllazërore’.

Kosova ka gjasa reale për kualifikimin në Kampionatin Evropian, dhe tri pikët në ‘Elbasan Arena’ do të ishin ndihmë e madhe për ta.

Për këtë ndeshje të rëndësishme në Elbasan ka udhëtuar edhe selektori i Kombëtares A të Kosovës, Bernard Challandes, përcjell lajmi.net. Challandes ka thënë disa fjalë edhe për ‘Info Magazine’.

Sigurisht, zvicerani do të vëzhgojë lojtarët për të parë potencialin e tyre, nëse ndonjëri mund t’i hyjë në punë për kombëtaren A.

Tek shpresat e Kosovës ka shumë lojtarë si Lirim Kastrati, Arbenit Xhemajli e shumë të tjerë që mund të bindin trajnerin Challandes.

Ndeshja Shqipëri U21 – Kosovë U21 do të luhet me fillim nga ora 19:00. /Lajmi.net/