Shqetësuese: Kjo është ndotja momentale e ajrit në Prishtinë
Në bazë të matjes së cilësisë së ajrit matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, sot në vendin tonë, ndotja e ajrit është mjaft shqetësuese.
Lajme
Edhe pse Qeveria ka marrë vendim që të ndalojë shitjen e thëngjillit pasi që kjo lëndë është shkaktar për ndotjen e ajrit, ky vendim nuk po zbatohet plotësisht, raporton lajmi.net.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim vendimin për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në objektet e institucioneve publike.
Me këtë rast, ministri i Arsimit , Shyqiri Bytyqi ka thënë se dikasteri që ai udhëheq ka marrë vendim shumë më herët që kjo lëndë djegëse të mos përdorët nëpër shkolla, raporton lajmi.net.
Në fjalën e tij, ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë se nga të dhënat, thëngjilli del të jetë shkaktari më i madh i ndotjes së ajrit.
Ai ka përmendur edhe gjendjen e vitit të kaluar me cilësinë e ajrit në kryeqytet, ku Prishtina radhitej në vendet e para në botë me ndotjen.
Por, pavarësisht kësaj, ndotja e ajrit sot në vendin tonë është mjaftë e lartë, raporton lajmi.net.
Në bazë të matjes cilësisë së ajrit sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 21:00 ndotja e ajrit ka qenë 163 AQI.
Kjo ndotje llogaritet të jetë jo e shëndetshme. /Lajmi.net/