Shqetësime te Leverkuseni, lëndohet Granit Xhaka
Skuadra e Bayer Leverkusenit të premten luan ndaj Borussia Dortmundit, ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Bundesliga dhe e para për vitin 2025. Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është në dyshim për këtë ndeshje. Siç raporton “Kicker”, Xhaka ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit dhe e la më herët…
Sport
Skuadra e Bayer Leverkusenit të premten luan ndaj Borussia Dortmundit, ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Bundesliga dhe e para për vitin 2025.
Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është në dyshim për këtë ndeshje.
Siç raporton “Kicker”, Xhaka ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit dhe e la më herët grumbullimin.
Lëndimi i Xhakës ishte në kyçin e këmbës, por nuk dihet nëse ka qenë i rëndë apo i lehtë.
Xhaka është në dyshim për ndeshjen e së premtes dhe me shumë gjasa do të mungojë për kampionin aktual të Bundesligas gjermane.
Granit #Xhaka ist wegen einer kleinen Blessur fraglich für das Spiel in Dortmund @bayer04fussball @BVB @Bundesliga_DEhttps://t.co/3cddzbywUj
— The Soccer Lounge (@sportalhd_TSL) January 8, 2025