Shqetësime për PSG, Neymar pëson lëndimin e radhës

Neymar mund të mbetet jashtë fushave, pasi anësori brazilian pësoi lëndim në miqësoren e 'Selecao' me Nigerinë.

Sport

13/10/2019 16:28

Ylli i Paris Saint-Germain luajti vetëm 12 minuta në miqësoren ndërkombëtare në Singapor përpara se të pësonte një dëmtim në kofshën e tij të majtë.

Ai ishte fotografuar duke çaluar teka shkonte drejt stolit, duke sugjeruar që futbollisti më i shtrenjtë në botë mund të duhet të humbasë ndeshjet gjatë javëve të ardhshme, përcjell lajmi.net.

27-vjeçari është përballur me lëndime dhe probleme të shumta javëve të fundit, duke humbur startin e sezonit me kampionët e Ligue 1.

Ai ka shprehur haptazi dëshirën për t’u larguar nga ‘Parc des Princes’. /Lajmi.net/