Shprehitë që duhet t’i bëni çdo natë para gjumit, për të pasur lëkurë të bukur dhe të shëndetshme

Është dëshirë e zakonshme dhe universale që të zgjohemi nga gjumi dhe të dukemi “perfekt”, edhe pse shumica prej nesh mendojmë se jemi shumë larg për të arritur këtë dëshirë.

Lifestyle

24/08/2019 19:30

Është normale të ndjejmë se kemi nevojë të bëjmë më shumë në jetë.

Sido që të jetë, vetja jonë dhe shëndeti ynë është tejet i rëndësishëm, andaj mësoni disa shprehi që duhet të i bëni para se të bini në gjumë, në mënyrë që të nesërmen të ndjeheni mirë me veten dhe të jeni në gjendje të ia filloni ditës mbarë, raporton “Medical News”, transmeton lajmi.net.

 Hiqni të gjithë grimin nga fytyra.

Hapi i parë për një lëkurë të bukur, është të hiqni grimin tuaj. Kur ju e injoroni këtë hap, ju krijoni bakterie të cila mund të qojnë deri në probleme në lëkurë,si puçrrat dhe aknet.  Fytyra juja duhet të jetë në gjendje të frymojë dhe koha më e mirë për të bërë këtë është koha e gjumit.

Përdorni një toner apo pastrues fytyre

Tonerat në ditën e sotme përmbajnë kualitete të mira të cilët ndihmojnë në rigjenerimin dhe pastrimin e fytyrës.

Përdorni krem për duar

Duart tuaj janë pjesë e rëndësishme e trupit tuaj. Ato janë rregullisht të përdorura por jo të menduara, andaj është mirë të kujdeseni për to duke përdorur krem për fytyrë çdo ditë para se të flini.

Përdorni krem për rreth të syve

Përdorimi i këtij kremi para se të bini në gjumë është një hap përfitues dhe parandalon rrudhat. Për shkak se kjo zonë është delikate dhe fragjile mund të bëhet e thatë. Kremrat për sy ndihmojnë në reduktimin e rrudhave.

Pastroni dhëmbët

Një hap që asnjëherë nuk duhet harruar. Dhëmbët janë tejet të rëndësishëm dhe që luajnë rol në vet besimin tuaj. Kështu që, për të mos ndodhur kjo shtojeni në rutinë dhe pastrojeni ata çdo ditë para gjumit.

Pini ujë

Uji është një prej mënyrave më të mira për të mbajtur zemrën të shëndoshë, dhe madje të i parandalojë infarktet e zemrës.

Të pini ujë para gjumit e ndihmon trupit të ri-hidraton lëngjet që i kemi humbur gjatë ditës.

Kur jeni në gjumë, i arrin të gjitha pjesët e trupit. Duke e mbushur çdo pjesë me minerale. Po ashtu, hormonet, niveli i energjisë dhe muskujt balancohen. /Lajmi.net/