Shpikjet që u krijuan për shkak të luftës

Disa nga shpikjet që u krijuan për shkak të luftës por që gjejnë zbatim edhe në ditët e stome.

Auto & Tek

05/02/2020 21:07

Lufta sjell vdekje dhe fatkeqësi të mëdha por edhe disa nda shpikjet më të mëdha që ne i përdorim çdo ditë. Mendimi se si ti realizojmë gjërat në mënyrë sa më të shpejt të jetë e mundur pasi që lufta ju rrethon dhe nuk keni kohë për të menduar gjatë. Këto janë shpikjet që u realizuan gjatë këtyre kohërave, raporton “Inspire”, transmeton lajmi.net

Dronët –  Duke mos pasur nevojë për pilotë, dromët kanë eliminuar rrezikun e vdekjeve të njerëzve për dallim nga helikopterët ushtarak. Dronët mund të kryejnë punë shumë më shpejtë dhe pa rreziqe.

Tenkat – Edhe pse shumë e rrezikshme për ushtarët që qëndrojnë në pozicione të rrezikshme duke pritur sulmin e armikut, tenkat janë një zbulim që janë përdorur gjatë luftës për të hyrë në territore të vështira.

Kompjuterët – Një nga shpikjet më të mëdha ishte Colossus apo siç quhet edhe kompjuteri i parë digjital.

Mikrovala – Mikrovala është shpikur nga Percy Spencer pas një eksperimenti që bëri me ushqimin e tij. Kjo shpikje lehtësoi mënyrën e jetesës në ditët e sotme.

Antibiotikët dhe Penicilina – Sëmundjet e sotme merren si të rrezikshme duke mos pasur medikamente të nevojshme për shërimin e tyre. Kur filloi Lufta e Dytë Botërorë nevoja për medikamente po rritej shumë që të shëroheshin ushtarët e plagosur. Howard Florey ishte një shkencëtarë nga Australia që zbuloi antibiotikët dhe penicilinën.

Ushqimi i konservuar – Një nga mënyrat më të shpejta gjatë luftës ishte edhe ushqimi i konservuar pasi që ushtarët nuk kishin kohë që të përgatisin ushqimin siç duhet. Ushqimi i konservuar ishte një mënyrë efikase për ta. /Lajmi.net/