Shpikja e re japoneze, burrat ushqejnë foshnjat me “gji”
Më në fund ka një zgjidhje edhe për burrat se si mund të ushqejnë fëmijët me gji.
Auto & Tek
Sigurisht kjo ndodh falë ndihmës së teknologjisë. Dentsu, një kompani japoneze, krijoi një mjet për ta veshur baballarët kur ushqejnë fëmijët e tyre.
Bëhet fjalë për një rezervuar qumështi i veshur, në formë gjiri. Pajisja lidhet me njërën nga shpatullat e babait dhe ka një ‘thithkë” që fëmija të ushqehet.
Kjo shpikje do u mundësojë nënave të jenë më të qeta kur nuk ndodhen pranë foshnjes. Dhe kjo është e thjeshtë, ushqyerjen tashmë mund ta bëjnë baballarët.