Shpëton për mrekulli: Sandviç mes dy kamionëve (Foto)

Një njeri paraqitet në një fotografi teksa ka mbetur i bllokuar mes dy kamionëve, të cilit ishin ndeshur në mes vete, pasi që kishte ndodhur një aksident zinxhiror ku ishin përfshirë rreth 100 automjete.

Bota

18/01/2015 18:42

Kjo foto e pabesueshme, ku Kaleb Whitby, 27 vjeçar, ka mbetur i bllokuar mes dy kamionëve, është bërë nga një shofer tjetër. Ky aksident zinxhiror është bërë në Baker në shtetin Oregon të SHBA-ve, ku kanë mbetur të lënduar shumë njerëz, njëri në gjendje kritike, por që fatmirësisht deri më tani nuk është shënuar asnjë fatalitet, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

Whitby edhe pse ka mbetur i bllokuar mes dy kamionëve, fatmirësisht ka dal që aty pa lëndime të rënda. Por për ta nxjerrë nga vendi ku qe bllokuar, është dashur që të prehet timoni i kamionit dhe rripi i tij i sigurisë.

Pas kësaj ngjarje të tmerrshme ai kishte deklaruar për mediat lokale: “Unë vetëm qëndrova i fortë duke shpresuar se gjithçka do të bëhej mirë. Kjo ishte e gjitha që unë mund të bëja”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.