‘Shpëtimtari’ Shevchenko

Milani nuk i ka punët mirë. Rossonerët gjenden në pozitën e 10-të në Serie A pas 12 xhirosh dhe menjëherë ka filluar të spekulohet rreth shkarkimit të Massimiliano Allegrit nga posti i trajnerit. Dhe, në mesin e opsioneve për pasardhës të tij qarkullon edhe emri i ish sulmuesit të mirënjohur të gjigantit nga San Siro,…

Sport

19/11/2013 16:50

Milani nuk i ka punët mirë. Rossonerët gjenden në pozitën e 10-të në Serie A pas 12 xhirosh dhe menjëherë ka filluar të spekulohet rreth shkarkimit të Massimiliano Allegrit nga posti i trajnerit.

Dhe, në mesin e opsioneve për pasardhës të tij qarkullon edhe emri i ish sulmuesit të mirënjohur të gjigantit nga San Siro, Andriy Shevchenko. 37-vjeçari ka pranuar se do të ishte i interesuar ta drejtojë Milanin.

“Jam në një fazë të tranzicionit, jam duke studiuar”, deklaroi ai për Sky Sport24.

“Jam duke u përgatitur për të ardhmen dhe për mua do të ishte ideale që një ditë ta drejtoj Milanin ose Kombëtaren e Ukrainës”, shtoi ai.

Milani është në pozitë të vështirë mes shumë dyshimeve në stafin teknik por edhe atë udhëheqës, ku së fundmi kanë qarkulluar spekulime se nënkryetari Adriano Galliani mund të largohet nga posti.

“Do të vendosë klubi, por Galliani e ka shkruar historinë e Milanit, gjithmonë ka qenë përkrah presidentit. Ata të dy punojnë nga dita e parë në Milan, për mua janë vetëm fjalë, mbetet të shihet”, përfundoi Shevchenko.