​Shpërthimi i Etna mbyll aeroportin e Katanias, Stromboli në alarm të kuq

Agjencia SAC që operon aeroportin e Katanias mbylli hapësirën e saj ajrore herët të premten për shkak të hirit në atmosferë të shkaktuar nga shpërthimet në malin Etna, ndërsa ishulli sicilian Stromboli është në alarm të kuq për shkak të aktivitetit vullkanik atje. SAC tha se kishte hi në pista, por pret që fluturimet të…

Bota

05/07/2024 14:08

Agjencia SAC që operon aeroportin e Katanias mbylli hapësirën e saj ajrore herët të premten për shkak të hirit në atmosferë të shkaktuar nga shpërthimet në malin Etna, ndërsa ishulli sicilian Stromboli është në alarm të kuq për shkak të aktivitetit vullkanik atje.

SAC tha se kishte hi në pista, por pret që fluturimet të rifillojnë në orën 15:00 të së premtes.

Kryebashkiaku i Katanias, Enrico Trantino ka lëshuar një urdhër që ndalon njerëzit të përdorin format e transportit me dy rrota për 48 orë dhe vendos një kufi shpejtësie prej 30 km/h për shkak të hirit.

Departamenti i Mbrojtjes Civile u ka thënë njerëzve në Stromboli që të monitorojnë informacionin e dhënë nga autoritetet lokale për shkak të alarmit atje.

“Për momentin vullkani i Strombolit është nën mbikëqyrje speciale”, tha ministri i Mbrojtjes Civile Nello Musumeci.

Ai tha se departamenti i mbrojtjes civile do të mbajë një takim për të vlerësuar situatën të premten, duke shtuar se çdo pjesë e planit të evakuimit emergjent të ishullit po verifikohet./ansa.it