Shpërthim me tritol në selinë e BDI-së në Tetovë, lëndohet një fëmijë (Foto)
Dy persona me një motoçikletë kanë hedhur një sasi tritol në oborrin e selisë së BDI-së në Tetovë. Sulmuesit gjatë largimit me motoçikletë kanë goditur një fëmijë në rrugë duke i shkaktuar lëndime.

Lajme
Siç bën të ditur portali lokal rasti ka ndodhur rreth orës 21.45, duke hedhur mjetin shpërthyes në oborrin e selisë së BDI-së ku ka qenë vetëm një roje tek, por që ka shpëtuar pa lëndime.
Shpërthimi i trotilit ka dëmtuar vetëm murin rrethues të selisë së BDI-së.
Pas shpërthimit dy personat e dyshuar kanë ikur me motoçikletë ku pas ikjes thuhet se kanë dëmtuar vetëm një fëmijë duke luajtur jashtë në rrugë.
Ekipet hetuese dhe ato policore vazhdojnë me zbardhjen e rastit.