“Shpërthen” Lazarati
Shënohet shpërthimi i dytë eksploziv në fshatin problematik Llazarat të Gjirokastrës. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar dy shpërthime.
Lajme
Shpërthimi i fundit u dëgjua në hyrje të fshatit Lazarat, mbi vendin e quajtur Pularia, tek dera e lokalit të shqiptarit A.T.
Sipas mediave në Shqipëri, lënda plasëse e eksplozivit me fitil të ndezur është hedhur jashtë oborrit të lokalit, para derës. Si pasojë janë thyer xhamat e lokalit dhe janë shkaktuar dëme material, dhe nuk ka persona të lënduar.