Shpenzoi 35 mijë euro në ndërhyrje kirurgjikale, por ende nuk është e kënaqur me trupin e saj

Një vajzë nga Britania e Madhe ka bërë ndërhyrje të shumta në trup.

Fun

08/12/2021 22:38

Si adoleshente, Jasmine Day nga Britania e Madhe pranonte ofendime nga shumë persona për shkak të pamjes së saj fizike, transmeton lajmi.net.

Ajo e pranon se gjithmonë e ka pasur problem peshën e tepërt dhe ofendimet e shumta e kanë shtyerë që të bëjë ndërhyrje kirurgjikale.

Jasmine vendosi të shkonte në palestër dhe të ushtrohej me një trajner profesionist dhe mori një plan të detajuar diete.

Ndonëse dukej fenomenale, Jasmine sërish nuk ishte e kënaqur me pamjen e saj fizike, ndaj vendosi të shpenzojë 35 mijë euro për operacione plastike.

“Nuk e fsheh që kam bërë dy herë operacion gjoksin, të pasmet një herë dhe as dhëmbët nuk janë të mi”, tha ajo duke buzëqeshur.

Siç thotë ajo, ende nuk është e lumtur, por më në fund ka rënë në dashuri me trupin e saj. /Lajmi.net/