Shpenzimet e Real Madrid në tre muaj kalojnë ato të Tottenham në katër sezone

Real Madrid ka shpenzuar më shumë në blerjen e lojtarëve në tre muajt e fundit sesa ka bërë Tottenham Hotspur në katër sezone.

Sport

14/06/2019 16:30

Përfundimi i sezoni pa asnjë trofe të fituar duket se ka lënë shije shumë të keqe tek Florentino Perez dhe pjesa tjetër e bordit të klubit.

‘Los Blancos’ janë angazhuar që të transferojnë yjet botëror, duke filluar nga emra si Eden Hazard, Luka Jovic e Eder Militao.

Ferland Mendy, Rodrygo e Takefusa Kubo janë emrat e tjerë që janë transferuar tek Real Madrid, në ditët e para të merkatos.

Deri më tani, shpenzimet e madrilenëve prekin shifrën e 275 milionë funteve, përcjell lajmi.net.

Kjo shifër është me lartë se ajo që Tottenham Hotspur kanë shpenzuar në katër vitet e fundit (248 milionë funte).

Pra, Spurs kanë shpenzuar 27 milionë më pak në katër sezone, sesa Real Madrid gjatë javëve të fundit. /Lajmi.net/