Shpendi gënjeu, rrethrrotullimi i Veternikut nuk është askund gati
Si rapoproton gazeta Express, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përveç premtimeve tjera, ishte zotuar se punimet “te rrethi” do të përfundojnë brenda 100 ditësh, por tashmë kanë kaluar 133 ditë dhe nuk duket se punët atje do të kryhen shpejt.

Lajme
Më 20 shkurt të këtij viti, Ahmeti kishte premtuar që rregullimi i rrethrrotullimit të Veternikut do të përfundonte brenda 100 ditësh, mirëpo realiteti atje flet ndryshe.
Sipas Express-it, ka kohë që ky 100 ditësh i premtuar nga kryetari Ahmeti ka skaduar, ndërsa punimet janë ende në fazën pothuajse fillestare, duke shkaktuar kështu kaos të madh në komunikacion në atë anë të daljes dhe hyrjes nga kryeqyteti.
Një problem tjetër, i cili do të rrjedhë nga mospërfundimi i kësaj rruge dhe rrethrrotullimi është edhe fluksi i bashkatdhetarëve që pritet të vijnë. Me këtë numër të banorëve sa ka Prishtina, po krijohet kaos çdo ditë pune, e çfarë do të ndodhë kur të arrijnë edhe bashkatdhetarët nga diaspora, pyet Expressi.
Si pasojë e vonesave në realizimin e punimeve në këtë rrugë, një pjesë të saj po e përdorin taksistët, si parking për veturat e tyre.