Shpejtësia e tij varet nga ushqimi nigerian, Adeyemi zbulon sekretin
Karim Adeyemi po kalon në një sezon fantastik me Borussia Dortmundin. Ai mbrëmë shënoi golin e fitores (1-0) në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e vlefshme për fazën 1/16 e finales ndaj Chelseat. 21-vjeçari zbuloi shpejtësinë e tij të frikshme pas një kundërsulmi – duke kaluar Enzo Fernandezin dhe portierin Kepa, shkruan Lajmi.net I pyetur…
Sport
Karim Adeyemi po kalon në një sezon fantastik me Borussia Dortmundin. Ai mbrëmë shënoi golin e fitores (1-0) në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e vlefshme për fazën 1/16 e finales ndaj Chelseat.
21-vjeçari zbuloi shpejtësinë e tij të frikshme pas një kundërsulmi – duke kaluar Enzo Fernandezin dhe portierin Kepa, shkruan Lajmi.net
I pyetur nga mediumi “CBS” rreth sekretit për këtë shpejtësi, Adeyemi është përgjigjur: “Unë ha shumë ushqim afrikan. Fufu quhet një ushqim nga Nigeria, është shumë e mirë. Po ashtu më duket se e kam edhe gjenetike nga babai im”.
Adeyemi ka zhvilluar 23 paraqitje me Borussia Dortmundin gjatë këtij sezoni në të gjitha garat, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste./Lajmi.net/
The key to Karim Adeyemi's speed… fufu! ??@karim_adeyemi tells @Nicocantor1 about his secret-weapon meal. ? pic.twitter.com/wtjrhaetHL
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) February 15, 2023