Shoqata për Kërkim-Shpëtim ka filluar kërkimet për fëmijën e zhdukur në Gjilan

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Gjilanit për gjetjen e një fëmije të zhdukur. ShKKSh ka njoftuar se ekipet e tyre janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe komunitetin për lokalizimin sa më të shpejtë të fëmijës. “Ftojmë qytetarët…

Lajme

27/04/2025 21:18

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Gjilanit për gjetjen e një fëmije të zhdukur.

ShKKSh ka njoftuar se ekipet e tyre janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe komunitetin për lokalizimin sa më të shpejtë të fëmijës.

“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të vlefshëm të kontaktojnë autoritetet përkatëse ose Shoqatën tonë në numrin emergjent: 045-112-102 Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm!”, thuhet në njoftim.

Për zhdukjen e tij kanë njoftuar edhe familja e tij.

“Alpi ka humbur!!! Miq, shokë e dashamirë kushdo që e sheh ndalone dhe n’a njoftoni 049902750! Është autik, po nuk është agresiv! Ka humbur nga ora 1500L!! Gjilan”, thuhet në njoftimin e familjes së tij. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë: