Ndalet një veturë në Kamenicë, dyshohet se shtetasi britanik me prejardhje nga Kenia kaloi kufirin ilegalisht
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në fshatin Novosellë të Kamenicës, ku gjatë kontrollit ka hasur një shtetas britanik nga Kenia, i cili dyshohet se kishte kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme. Rasti ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 00:25, kur njësitë policore, gjatë patrullimit, kanë ndaluar veturën që drejtohej nga një shtetas…
Lajme
Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në fshatin Novosellë të Kamenicës, ku gjatë kontrollit ka hasur një shtetas britanik nga Kenia, i cili dyshohet se kishte kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.
Rasti ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 00:25, kur njësitë policore, gjatë patrullimit, kanë ndaluar veturën që drejtohej nga një shtetas kosovar, raporton lajmi.net
Gjatë kontrollit, në veturë është gjetur personi i dyshuar për kalim të kundërligjshëm të kufirit.
Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, të dy personat janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/