Shokon ish-partneri i Mariah Carey, zbulon sekretet e saj

Demion Yang, ish producent, mik dhe dashnor i Mariah Carey-it, ka zbuluar detaje intime të këngëtares së njohur.

ShowBiz

27/05/2015 23:00

“Ajo kurrë nuk ka marr vendime  pa u konsultuar me mua. Unë kam qenë me të vërtetë shumë i dashuruar me të, dhe ende jam. Mariah jeton në tullumbacen e saj.  Unë kam qenë pjesë e botës së saj, por më është dashur të largohem para se të humbja mendjen time. Më së shumti e mbaj në mend heshtjen dhe vetminë. Ajo nuk kishte shumë miq. Unë mendoj se kam qenë miku i saj i vetëm”, thotë Yang.

Gjatë nëntë viteve, sa ka zgjatur marrëdhënia e tyre, Mariah ka dal edhe me burra të tjerë. Pas divorcit nga burri i parë, kur karriera e saj mori tëposhtën, Mariah dhe Jang kohën e kanë kaluar në apartamentin e saj luksoz në Nju Jork. Ajo nuk dilte fare jashtë, nuk ka dëgjuar lajmet, nuk e shikonte TV dhe nuk lexonte revistat, për shkak të frikës se do të shoh diçka të shëmtuar në lidhje me veten e saj.

Kur dilte për të kryer punët obligative, sigurimi i saj privat është dashur të bllokoj rrugën në mënyrë që ajo të mos ketë kontakt me njerëzit. E njejta gjë ishte edhe me hotelet, ajo kurrë nuk ka parë apo vërejtur njerëzit e zakonshëm. Stafi i hotelit do të duhej të pastronte sallën për të hyrë ajo në ashensorin bosh, ndonjëherë ata kishin për dëtyrë t’ia vendosin qilimin e kuq dhe qirinj. Në kontratën e saj, ishte përmendur se në prapaskenë askush nuk guxon t’i ofrohet dhe të bisedoj me të, kurse komunikimet e pashmangshme janë realizuar në mënyrë që askush nuk e ka pasur të lejuar ta shikoj atë në sy.