‘Shokohet’ Juventusi, Ronaldo konsideron kalimin te United ose PSG nëse mbesin jashtë top katër
Ylli Cristano Ronaldo do largohet nga Juventusi nëse nuk sigurojnë Ligën e Kampionëve.
Sport
Portugezi do konsiderojë kalimin te PSG-ja ose Manchester United gjatë verës, nëse “Bianconerët” dështojnë të jenë në top katër, përcjellë lajmi.net.
Gjiganti italian renditët në pozitën e katërt në tabelë me pikë të barabarta me Napolin dhe Milanin, derisa kanë mbetur edhe pesë ndeshje të pazhvilluara.
Ronaldo nuk dëshiron që edicionin tjetër të luajë në Ligën e Evropës, andaj ka vendosur të largohet.
Sipas Tuttosport, Ronaldo do dëgjojë ofertat e PSG-së dhe Unitedit, duke iu siguruar që mund të luajë ende.
Dy gjigantët evropianë gjithashtu do ishin të hapur për nënshkrimin me Ronaldon, duke marrë parasysh që PSG-ja ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve, derisa United ‘ëndërron’ për Premierligën./Lajmi.net/