“Shokohet” Dani Alves
Dani Alves do të humbas Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
Sport
Mbrojtësi 35 vjeçar, ka marrë një lajm aspak të mirë pak para botërorit të Rusisë.
Mediet në Brazil raportojnë se Dani Alves do të mungojë në Kupën e Botës, shkaku i një lëndimi në ligamentet e gjurit.
Alves u lëndua në ndeshjen finale të Kupës së Francës, që PSG e fitoi ndaj Les Herbiers.
Tani trajnerit të Brazilit, i duhet që të hartojë një listë me të ftuarit për Kupën e Botës pa Dani Alvesin, që për ekipin kombëtar numëron 106 paraqitje./Lajmi.net/