Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet
Deputetja britanike Alicia Kearns tha se “Brukseli më në fund po zgjohet”, ndërsa komentoi lajmin se Bashkimi Europian po përgatitet ta shkurtojë deri në 1.5 miliardë euro financim për Serbinë për shkak të shqetësimeve mbi demokracinë. “Brukseli më në fund po zgjohet ndaj vdekjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe sundimit të ligjit në…
Lajme
Deputetja britanike Alicia Kearns tha se “Brukseli më në fund po zgjohet”, ndërsa komentoi lajmin se Bashkimi Europian po përgatitet ta shkurtojë deri në 1.5 miliardë euro financim për Serbinë për shkak të shqetësimeve mbi demokracinë.
“Brukseli më në fund po zgjohet ndaj vdekjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe sundimit të ligjit në Serbi”, shkroi ajo në një postim në X.
“Veprimet kanë pasoja, dhe mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme në pragun e Europës, e lëre më për çdo anëtarësim të ardhshëm”, shtoi Kearns.
Serbia përballet me humbjen e deri në 1.5 miliardë euro financim nga BE-ja, ndërsa Komisioni Europian po shqyrton ndërprerjen e fondeve për shkak të shqetësimeve mbi demokracinë dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë.
Brussels is finally waking up to the slow death of media freedom and the rule of law in Serbia.
Actions have consequences, and defending press freedom must be non-negotiable on Europe’s doorstep let alone for any future membership.https://t.co/ZThs6x9RP9
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) April 12, 2026