Shkupi merr një barazim historik ndaj Dinamo Zagrebit

Shkupi ka arritur të barazojë me rezultat 2-2 në ndeshjen e luajtur ndaj Dinamo Zagrebit, në kuadër të Conference League. Ndeshja u përshkua me sulme të shpeshta nga të dyja skuadrat, transmeton lajmi.net. Fillimisht kaluan në epërsi shkupianët me anë të Queven në minutën e 25’. Ky rezultat nuk ishte i destinuar që të zgjaste…

Sport

19/07/2022 23:41

Shkupi ka arritur të barazojë me rezultat 2-2 në ndeshjen e luajtur ndaj Dinamo Zagrebit, në kuadër të Conference League.

Ndeshja u përshkua me sulme të shpeshta nga të dyja skuadrat, transmeton lajmi.net.

Fillimisht kaluan në epërsi shkupianët me anë të Queven në minutën e 25’.

Ky rezultat nuk ishte i destinuar që të zgjaste shumë, pasi kroatët ishin të gatshëm për befasi.

Ishte Arijanit Ademi ai që shënoi për vendasit, për të vijuar më pas me Petkovic në minutat e fundit të ndeshjes.

Barazimin udhëtuesve ua siguroi Cephas pak para se gjyqtari të sinjalizonte përfundimin e ndeshjes.

Ndeshja e ardhshme luhet në Shkup, javën tjetër. /Lajmi.net/