Shkrimi prekës i babait të nxënësit që u plagos: Sot djali im u zgjua, më pyeti a kanë shpëtuar shokët

Babai i nxënësit që u plagos mbrëmë në Gllogjan ka shkruar fjalë prekëse për tragjedinë.

Lajme

27/11/2021 12:53

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se djali i tij është zgjuar sot duke pyetur për shokët e shoqet që ishte në autobus se a kanë shpëtuar.

Ai shkruan se u detyrua t’i thotë se ata tani jetojnë, “por në parajsë”.

“Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta. Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë” shkruan babai i të plagosurit në aktin e djeshëm kriminal në Gllogjan. /Lajmi.net/