Shkrim dore në mur
Disa prej shteteve anëtare të BE’së mund ta vënë si kusht që Serbia formalisht ta njohë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur dhe që të shkëmbehen ambasadorët me Prishtinën.
Opinion
Këshilli Europian në nivel të kryetarëve të shteteve dhe qeverive vendosën të premten se negociatat e pranimit me Serbinë do të hapen zyrtarisht më 21 janar. Kjo shënon një përparim të rëndësishëm në transicionin e Serbisë që nga autokracia mafioze e Sllobodan Millosheviqit në një shoqëri gjithnjë më të hapur e demokratike 14 vjet më vonë.
Procesi për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian për t’u pranuar në BE ka mundësi të marrë edhe një dekadë, ashtu siç i mori Kroacisë. Ajo do të mund jetë një goditje e rëndë. Por, shumë nga të mirat dhe kostot e anëtarësimit në BE do të ndodhin para anëtarësimit formal. Serbia mund të presë fonde të mjaftueshme për të paguar për procesin e rregullimit.
Kjo e fut Serbinë pak a shumë në mes të paketës së “garës” ballkanike për t’u anëtarësuar në BE. Sllovenia dhe Kroacia janë tashmë anëtarë të BE, Mali i Zi është në proces të negocimit, Maqedonia është tashmë kandidat dhe pret vetëm zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë për emrin e saj për të filluar negociatat për pranim, Shqipëria pret statusin e kandidatit, Bosnja e Hercegovina ka përfunduar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (një paradhomë për t’u bërë kandidat), gjithashtu edhe Kosova është ende duke negociuar drejt një gjëje të tillë.
Por, Serbia ka peshë të veçantë në Ballkan: është gjeografikisht në qendër, ka luajtur një rol të rëndësishëm për pjesën më të mirë të shekullit në Jugosllavi dhe ende është demografikisht dhe ekonomikisht peshë e rëndë për fqinjët, pavarësisht që ka një popullsi të lashtë dhe ekonomi të ngecur.
Anëtarësimi i Serbisë në BE do të jetë një proces relativisht jo interesant në miratimin dhe zbatimin e akteve ligjore, për një arsye: Kosovën. Presidenti i Serbisë dhe Qeveria serbe mohojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovën, madje edhe me marrëveshje praktike për këtë gjë.
Anipse në BE janë 5 shtete që akoma nuk e kanë njohur Kosovën, BE nuk do të jetë e interesuar që të ketë dykuptimësi në këtë pikë. Vendosja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Kosovën tashmë është një kërkesë kyçe e Brukselit.
Po kështu është edhe bindja se Kosova dhe Serbia, do të bëjnë ç’është e nevojshme për rrugën e tyre për në BE, me ritmin e tyre dhe me pengesat e tyre, por pa ia bllokuar proceset njëra-tjetrës. Kjo nënkupton se të dyja shtetet janë sovrane dhe të pavarura, pasi që vetëm shtetet sovrane dhe të pavarura mund të aplikojnë për anëtarësim. Dhe tashmë BE’ja është duke këmbëngulur për një “marrëveshje që ligjërisht detyron për normalizim të marrëdhënieve” midis Kosovës dhe Serbisë, para pranimit të Serbisë në BE.
Politikanët e Serbisë do të duhet të vendosin për veten e tyre dhe t’u tregojnë zgjedhësve të tyre se çka do të thotë shkrimi në mur. Por nuk mund të mohohet se ai është atje. Sot janë 28 anëtarë të BE’së. Çdo njëri prej tyre mund të bllokojë anëtarësimin e Serbisë për shkak të dështimit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Duke gjykuar nga rrethanat e tanishme, disa prej shteteve anëtare mund ta bëjnë këtë gjë, duke vënë si kusht që Serbia formalisht ta njohë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur dhe që të shkëmbehen ambasadorët me Prishtinën. Unë supozoj se procesi i pranimit për në BE do të shkojë më shpejt dhe më me lehtësi në qoftë se kjo gjë ndodh më herët se sa më vonë.
Për ata që kanë prirje biblike, ky shkrim origjinal në mur shfaqet në librin e Dhiatës së Vjetër të Danielit:
Daniel kishte lexuar atë “Mene, mene, teklem upharsin” dhe shpjegoi se për të do të thoshte se Perëndia kishte “numëruar” mbretërinë e Belshazzar’it dhe e kishte sjellë deri në fund, kur mbreti kishte peshuar dhe kishte parë që po mungonte diçka, dhe pastaj mbretëria e tij u nda dhe iu dha Medes’ëve dhe Persianëve (Dan.v.1-28).
Çdo korrespondencë për ngjarjet bashkëkohore është padyshim e rastësishme por ndoshta edhe kuptimplote.