Shkon në polici dhe dorëzon armën

Gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, është paraqitur në stacionin policor një i dyshuar mashkull i cili ishte në ndjekje nga policia prej disa ditësh.

Lajme

16/06/2016 12:02

I dyshuari është dorëzuar, me ç’rast edhe ka dorëzuar pistoletën me dy fishekë të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Por, me urdhër të prokurorit dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /lajmi.net