Shkon në gjashtë numri i të arrestuarve nga aksioni i djeshëm anti-drogë në Mitrovicë dhe Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës, njësiti anti-drogë ka realizuar dje një operacion  nga ku janë sekuestruar rreth 57 kilogramë substancë e dyshuar narkotike.

Lajme

21/04/2022 09:47

Lidhur me këtë, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se ka shkuar në gjashtë numri i personave të arrestuar si të dyshimtë në këtë rast.

Ndryshe nga ky rast janë konfiskuar vetura, telefon dhe  para të gatshme.

Njoftimi i plotë:

Fushë Kosovë dhe Mitrovicë, 09.02.2022 – 20:20. Me 20.04.2022 lidhur me rastin, janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj tre shtetas të Shqipërisë dhe tre kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit merreshin me shitblerjen e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në dy vetura dhe në një shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar:  56.81 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, katër automjete  tri prej tyre me targa të Shqipërisë, tetë telefona celular, para të gatshme në euro, disa monedha Lek të Shqipërisë e Dinar të Serbisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/